DIBER-Temperaturat nën zero dhe reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor pothuajse në të gjithë vendin, e shoqëruar kjo përveç probleme të furnizimit me energji elektrike, edhe ndërprerje të ujit të pijshëm.

‘BalkanWeb’ mëson se temperaturat e ulta, të cilat shkojnë deri në -26, kanë shkaktuar probleme në të gjithë qarkun Dibër. Raportohet se të gjitha fshatrat e qarkut janë të bllokuara. Ndërkohë, në Peshkopi termometri shënon -25 gradë celsius.

Duke mos mjaftuar kjo, në Dibër, si pasojë e ngricave ka mungesë të ujit në shumë zona, ndërsa vijon të jetë e bllokuar Lura dhe Trebishta. Sakaq, në Qafë Duall-Peshkopi kalohet me zinxhirë.

DISA RRUGË DHE FSHATRA TË BLLOKUARA NË KUKËS
Problematike vijon të ngelet situata dhe në Kukës. Mësohet se të gjitha akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa të bllokuar ngelen fshatrat Grykë Çaje, Kalis, Arren, Suroji, Zapodi, Topojani, Shishtaveci, Malzi dhe Lekbibaj. Ndërkohë, pa energji elektrike janë Malzi, Bushtrica, Gjinaj si dhe Lekbibaj
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: