Dy persona nga Velesi u kafshuan nga gjarpi derisa kanë qenë duke punuar në vreshtra në fshatin Vojnicë. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, dy personat janë dërguar në Klinikën Infektive në Shkup.

Personat janë të moshës 76 dhe 64-vjeçare, ndërsa para dërgimit në Shkup, ata kanë qenë në spital në Veles.

Kujtojmë se gjendja me kafshimet me gjarpërinjtë gjatë kësaj vere të nxehtë është alarmante, ndërsa nga Qendra për Menaxhim me Kriza vazhdimisht bëjnë thirrje për kujdes./Alsat M/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb