Santa Marta në Kolumbi, një qytet me afërisht 600 mijë banorë, njihet për temperaturat e larta, por këtë vit ato kanë qenë mbi normalen duke shkuar deri në mbi 40 gradë celsius.

Për këtë arsye, një mjek i qytetit, në një intervistë për radion lokale “Radio Galan”, i ka dhënë një këshillë të papritur banorëve: “Mos kryeni marrëdhënie seksuale gjatë ditës”.

Mjeku sqaroi: “Shmangni seksin gjatë ditës kur temperaturat janë të larta, sidomos në mesditë, sepse ky aktivitet rrit kërkesat fizike dhe si rrjedhojë shpejton rrahjet e zemrës.”

Zyrtarë të tjerë të shëndetësisë kanë këshilluar qytetarët të pinë ujë rregullisht, të shmangin ekspozimit ndaj diellit dhe të veshin rroba sa më të lehta, por nuk kanë përmendur seksin si një rrezik të mundshëm.

Por Salas rekomandoi që të ndalohej seksi ose çdo aktivitet fizik deri pas perëndimit të diellit ose në një kohë kur temperaturat janë më të ulëta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb