TIRANE – Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informojnë në lidhje me situatën në akset kryesore në vend. Gjatë ditës së sotme ka patur përmirësim të kushteve atmosferike, por temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta gjatë natës në disa nga qarqet në vend. Në zonat verilindore dhe juglindore rekomandohet kalimi me zinxhirë në disa akse, për shkak të ngricave të formuara si rezultat i reshjeve të dëborës. ARRSH dhe DPSHTRR u bëjnë apel gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit. Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 10:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
QARKU TIRANE
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjithë akset e qarkut. Të bëhet kujdes në lëvizje, dhe të respektohet sinjalistika.
QARKU DURRËS
Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
QARKU ELBASAN
Aksi Librazhd-Lunik është i hapur dhe qarkullohet normalisht. Segmenti Lunik–Stebleve qarkullohet me zinxhirë. Qarkullimi normal pa zinxhirë në aksin Librazhd –Q.Thanë. Eshtë spërkatur me kripe gjatë orëve të para të mëngjesit. Aksi Elbasan–Gjinar është bërë i kalueshëm. Po në këtë segment, 300 m nga rruga kryesore ka rreth 30 cm cedim në një gjatësi 40ml (përballë kompleksit KRIVA). Në aksin Cërrik-Banje-Gramsh po punohet për pastrimin e mbetjeve dhe shembjeve si pasojë e përmbytjes. 1,5 km përpara vendit të përmbytjes te diga e Banjës, ka shembje nga skarpata në 3 vende me gjatësi 200ml. Qarkullimi bëhet me një kalim. Në segmentin Librazhd–Lunik nuk ka probleme për qarkullimin. Segmenti Lunik–Stebleve qarkullohet me zinxhirë. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës.
QARKU BERAT
Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes me qarkullimin në akset ku ka rrëshqitje, si pasojë e reshjeve.
QARKU VLORË
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në segmentet ku ka rrëshqitje të materialeve në rrugë.
QARKU GJIROKASTËR
Nuk ka probleme për qarkullimin, me përjashtim të zonave ku kanë ndodhur rrëshqitje. Në zonën e Rrapit të Kuqarit në Përmet ka pasur rënie gurësh disa ditë më parë, rruga është me një kalim. Punohet pastrimin e akseve në të dy këto segmente. Në aksin Përmet–Çarshove, 2 km pa shkuar në Petran, ka një gërryerje të rrugës nga uji disa ditë më parë. Eshtë vendosur sinjalistika përkatëse. Në aksin Kufi Tepelene-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Shtëpëz, ka ndodhur një shkarje masive disa ditë më parë në krahun e poshtëm të rrugës. Janë marrë masat për vendosjen e sinjalistikës përkatëse, pasi ka devijim të drejtimit të lëvizjes. Ju lutemi përdoruesve të rrugës të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Të bëhet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje. Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje. Të bëhet kujdes në Qafen e Muzinës, në orët e para të mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes.
QARKU KORÇË
Gjate natës ka patur temperatura të ulëta. Eshtë kryer pastrimi dhe kriposja e të gjithë akseve. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Të bëhet kujdes në qarkullim. Mjetet rekomandohen që të mos lëvizin pa zinxhirë, sepse krijojnë probleme në qarkullim. Vetëm në aksin Boboshticë-Dardhë rekomandohet qarkullimi me zinxhirë.
QARKU KUKËS
Në të gjithë qarkun ka ngrica nga ulja e temperaturave. Eshtë punuar nga kontraktorët për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Ka pasur disa ditë më parë shembje në aksin Traget–Lekbibaj, që kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Të tregohet kujdes në qarkullim si pasojë e ngricave në rrugë.
QARKU DIBËR
Kohë me temperatura të ulëta. Si pasojë ka prezencë ngricash në rrugë. Janë marre masat për pastrimin e rrugëve dhe për kriposjen e akseve. Të bëhet kujdes, sepse ka ngrica në rrugë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentet Qafe Dragalicë–Stebleve.
QARKU SHKODËR
Kohë me diell, por me temperatura të ulëta në të gjithë qarkun. Si rezultat ka prani të ngricave në rrugë. Rrugët janë spërkatur të gjitha me kripë. Në aksin Shkodër-Qafe Qele, në Ganjolle, për shkak të rrëshqitjes së dherave qarkullimi vazhdon të kryhet me një korsi të zgjeruar. Po punohet për ta bërë rrugën me dy kalime. Të gjithë akset janë kriposur si pasojë e pranisë së ngricave. Të bëhet kujdes në qarkullim, si pasojë e kohës me ngrica. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.
QARKU FIER
Gjendja në akset e Fierit është normale. Të bëhet kujdes në qarkullim. Të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika rrugore.
QARKU LEZHË
Kohe me temperatura të ulëta. Të gjithë akset janë kriposur. Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Të gjitha akset qarkullohen normalisht.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: