TIRANE – Bizneset që do marrin pjesë në tendera nuk do të jenë më të detyruar që të paraqesin sigurimin e ofertës. Një masë e tillë lehtësuese parashikohet në ligjin e ri për prokurimet publike, i miratuar tashmë edhe nga Komisioni parlamentar i Ligjeve.
Operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit, me ligjin aktual kanë detyrimin të ngurtësojnë në banka apo kompani sigurimi 2% të vlerës së fondit limit, si masë garancie për autoritetin kontraktor, në rast të tërheqjes së tyre nga oferta.
Ky ngurtësim i vlente autoritetit kontraktor në rastet kur për vazhdimin e një procedure prokurimi kërkoheshin të paktën dy oferta të vlefshme dhe një tërheqje e mundshme nga gara e një ofertuesi sillte dështimin e procedurës së prokurimit.
Por kjo, sipas zyrtarëve të ekzekutivit ka rezultuar fiktive. Një problematikë tjetër që pritet të marrë zgjidhje është ajo e procedurave të prokurimit, që janë të detyrueshme për çfarëdo blerje nga institucionet publike. Vendimi me tavanet dhe procedurat e reja pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave javën e ardhshme.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: