TIRANË

Gazetari Ylli Rakipi i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama sonte nga studio e emisionit “Të paekspozuarit” në News24. Ai tha se Rama ka për detyrë t’iu përgjigjet shqiptarëve në lidhje me tenderin e Unazës së Re të dhënë një kompanie që nuk ekziston, me letra false.

“Kam disa pyetje për Don Ramën që të kuptojnë shqiptarët çfarë ështëk jo aferë…Zoti Don Rama pse ju keni vrapuar për t’i dhënë zotit Ulaj dy tendera duke i veshur një fytyrë ‘offshore’? Ndërkohë i keni dhënë një tender tjetër me kompaninë që ka, Gener 2, tenderin për Thumanë-Kashar. A mundet që ju kryeministri ynë të jeni kaq i paaftë sa të kaloni në një kompani offshore që nuk ekziston plot 30 mln euro?
Mua më mjaftuan 24 orë që të komunikoja me autoritetet e shtetit Delaware që të kuptoja se nuk ekziston. Si ka mundësi që kjo kompani ka fituar dy tendera?
Rama mund t’ju shpjegosh shqiptarëve kush do i merrte këto 30 mln euro, kur ato të niseshin në një adresë në një kompani që nuk ekziston me letra false?
Në letrat tuaja rezulton që të ketë firmosur një ish-sportelist hoteli me emrin Avdiol Dobi?
Ke ndonjë gjë për të thënë. Tek mua mos hajde asnjëherë por shqiptarëve ke detyrim t’iu shpjegosh ç’është ky sportelist që merr këtë shumë të madhe parash. Si mund të mashtrojë ty një sportelist 26-vjeçar.
Pyetja tjetër është pse jeta jote politike është e lidhur me 4-5 njerëz? Të më falë zoti Ulaj është viktima e radhës.
Këto ishin pyetjet që unë mendoj se shqiptarët duhet t’i dinë përgjigjet e tyre”, tha Rakipi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb