VLORE- Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka reaguar pas akuzave se në një tender për “Rehabilitimin e rrugëve Ramize Gjebrea-Gjon Bocari Loti I”, është vendosur një kriter “që paracakton fituesin”. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Leli sqaron se përse janë vendosur pikërisht ato kritere për tenderin. Njëri nga kriteret parashikon që njëri nga këta inxhinierë, e saktësisht ai për ndërtime civile, të jetë diplomuar në vitin 1971.

SQARIMI I KRYEBASHKIAKUT TË VLORËS DRITAN LELI
Referuar shpifjes se Zotit Berisha, te cilën e marr si kompliment për faktin se skam te bej fare as me partine e tij, as me gjuhen e tij prej te dehuri kronik, sqaroj se:
Arsyeja pse përmendet viti 1971 është se kur MZHU licencon profesionistet për kategorinë e rastit ne fjale siç është (mbikëqyrje për sinjali stikën rrugore jo ndriçuese), sqarohet se, për këtë pike mund te aplikojnë edhe licencohen inxhinieret e diplomuar deri ne vitin 1971, vit kur kjo dege u nda ne disa profile.

Kjo është arsyeja qe, ne këtë VKM, pas përcaktimit te qarte te Degës edhe vitit 1971, renditet edhe profili Infrastrukture e Transportit (sic quhet aktualisht edhe Dega e Inxhinierisë).

Ne këtë mënyrë, nuk lihen jashtë procesit te licencimit inxhinieret e diplomuar deri ne vitin 1971. VKM e miratuar ne vitin 2014 u ndryshua vetëm qe te përfshijë fjalën MZHU ne vend te MTI, duke qene se procesi i licencimit i kaloi Ministrisë se Zhvillimit Urban. Prej 15 vitesh çdo kriter i vendosur ne proceset e prokurimit për te tilla raste i referohet kësaj VKM-je.

Ne tenderin me objekt “Rehabilitim i rrugëve Ramize Gjebrea – Gjon Bocari Loti I” janë parashikuar punime te sinjalistikës rrugore jo ndriçuese te cilat ne baze te VKM nr.42 date 16.01.2008 te miratuar nga vete qeveria e Zotit Berisha, si dhe VKM nr.759 date 12.11.2014, lidhja 5, i përgjigjen kategorisë se licencës NS 6 (Sinjalistikë rrugore jo ndriçuese).

Ne baze te kësaj kategorie licence, po ne këtë VKM (lidhja 5) përcaktohen edhe drejtuesit teknik qe duhet te realizojnë këto punime.

Konkretisht për sinjalistikën rrugore jondricuese kërkohet:
Inxhinier ndërtimi i diplomuar ne Degën Inxhinier për Ndërtime Qytetare Industriale përpara vitit 1971 ose Inxhinier profile Infrastrukture e transportit
Ne dokumentet e tenderit është hedhur ne këtë mënyrë:
A. Operatori Ekonomik duhet te disponoje një staf teknik te inxhiniereve te përbërë prej
– ing.ndertimi 1
– ing.hidroteknik 1
– ing.gjeodet/topograf/markshajder 1
– ing.mjedisi 1
– ing.elektrik 1 (ose)
– ing.ndertimi civile para vitit 1971 / infrastrukture transport 1

Mediat e mësipërme nuk e pasqyrojnë te plote kërkesën e mësipërme te kualifikimit, por vetëm gjysmën e pare te saj.

Sqarojmë se ne kuptimin e dispozitës nënligjore, kuptimi i fjalës “ing.ndertimi civile para vitit 1971” është vendosur për arsye se përpara këtij viti Fakulteti i Inxhinierisë i përfshin te gjitha degët e saj (nuk ka qene i profilizuar), ndërkohë pas këtij viti kane ndodhur profilizimet e degëve dhe ky kriter është i alternuar me kriterin tjetër “infrastrukture e transportit”

Nga sa me lart, theksojmë se Bashkia Vlore e bazon kryerjen e funksioneve te saj, bazuar vetëm ne dispozitat ligjore e nënligjore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: