Eksperti i Ekonomisë Pano Soko,  i  ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, e ka komentuar si vjedhje e madhe skandalin e denoncuar mbrëmjen e sotme,  për falsifikimin e dokumentave të Departamentit të Shtetit të Delaware, nga kompania Dunwell Haberman (degë e kompanisë DH Albania), e cila ka fituar tenderin për rindërtimin e Unazës së Madhe.

Soko, falsifikimin e dokumentit e cilësoi edhe si një mënyrë për të përfituar nga imazhi i njerëzve dhe kompanive të forta dhe me kapital.

“Ideja për ta shitur si një vepër të fshehur pas njerëzve me kapital dhe kompani të forta me imazh të mirë në kohë me eksperiencë, është ideja e parë pse do t’i duhej të hyrë në deformimin  dokumentit, vetëm për krijimin e imazhit.  Është një vjedhje e hapur, dhe e mirëmenduar ,pasi jo më kot është ndarë në tre lote, dhe pikërisht Loti i parë ka shumën më të madhe. Në ofshore nuk deklarohen pronarët dhe mbartësin e llogarisë bankare  nuk e marrim vesh asnjëherë“, u shpreh ai.

Soko tha se vlera e tenderit është vendosur me një sms.

“Fakti që kemi të bëjmë me një kompani që është krijuar si parajsa fiskale, të çon pikërisht te vjedhja.

Në momentin e parë pyes pse 40 milion euro për 2 kilometra rrugë? Si dolën? Si u vendosën? kush i bëri llogaritë për kaq?

Kur ne ngremë këto pyetje, shteti duhet të nxjerr videon, dhe të shpjegoi rrugën, por pyetja më e thjeshtë është çfarë do blesh me 40 milion euro?

Askush nuk të jep përgjigje, dhe kjo vlera 40 milion euro është pa studim, është vendosur me një sms, dhe vijmë këtu te transferimi për në vendet offshore, t’i nuk e zbulon dot kush është pronari i vërtetë,” deklaroi Soko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: