DURRËS- Pas publikimit të dy firmave kineze të cilat janë në garë për të zhvilluar zonën e lirë ekonomike të Spitallës, ka reaguar kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai tha se me firmën kineze është njohur nga shtypi dhe për të e rëndësishme është që kjo zonë të bëhet. Sipas Dakos, firma fituese ka mundësi për kosto të ulët prodhimi për shkak të afërsisë me portin që ka kjo zonë.

“Është hapur një garë e re për Spitallën. Që është një kompani kineze, e kam marrë vesh nga shtypi. Për mua është e rëndësishme që kjo zonë të bëhet. Është porti afër, firma mundësi për kosto të ulët prodhimi. Këto janë mundësitë që e sjellin të investojë në Shqipëri”, ka deklaruar kryebashkiaku i Durrësit.

Ai ka sqaruar gjithashtu se dy vjet më parë “Kurum” ka fituar koncesionin për zonën e lirë por ky koncesion rezultoi me shkelje dhe u anulua.

“Në 2012 -2013 ‘Kurum’ fitoi koncesionin për zonën e lirë. Tek ne firma kërkonte vetëm lejen e ndërtimit. Ishim optimistë, por koncesioni rezultoi me shkelje”, tha Dako.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: