Vetëm pak orë pasi italiani Jannik Sinner mori për herë të parë në histori, kryesimin e Ranking-ut Botëror të tenstëve, spanjolli Carlos Alcaraz e eliminoi atë, në një gjysmëfinale spektakolare në Roland Garros. Spanjolli fitoi 3-2 me sete, pas më shumë se 4 orësh lojë.
Në finale të djelën, Alcaraz do të përballet me Alexander Zverev. Kjo është finalja e tretë Grand Slam për 21-vjeçarin pas atyre të US Open dhe Wimbledon, duke u shndërruar kështu në tenistin e parë në histori që arrin tre finale në tre terrene të ndryshme (çimento, bar dhe në fushën me dhe) në këtë moshë.
Ai arrin këtë sukses të jashtëzakonshëm në këtë moshë fare të re, duke lënë pas legjenda të këtij sporti si: Andre Agassi, Bjorn Borg, Rafael Nadal, Jim Courier, Mats Wilander.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: