Këngëtari i operas, Placido Domingo, është akuzuar për ngacmim seksual të disa grave, përgjatë disa dekadash.

Tetë këngëtare dhe një kërcimtare, pretendojnë se ishin ngacmuar seksualisht nga tenori spanjoll, nga fundi i viteve të 80-ta, raporton Associated Press.

Vetëm njëra nga gratë, mezo-sopranoja, Patricia Wulf, pranoi të identifikohet.

Domingo i quajti akuzat “thellësisht shqetësuese, dhe të pasakta siç po paraqiten”.

“Unë besoj se të gjitha ndërveprimet dhe marrëdhëniet e mia ishin gjithnjë të mirëpritura dhe konsensuale”, tha Domingo.

“Njerëzit që më njohin, ose që kanë punuar me mua, e dinë se unë nuk jam dikush që me dashje do të dëmtoja, ofendoja ose shqetësoja dikë”, ka thënë ai.

Gjashtë gra të tjera gjithashtu pretendojnë se tenori i bëri ato të ndjehen pakëndshëm, duke bërë “oferta seksuale” ndaj tyre, raportoi AP.

Zonja Wulf tha që ai nuk e preku atë fizikisht, por i afrohej asaj sa herë që ajo dilte nga skena dhe pyeste nëse “ajo do të shkonte në shtëpi sonte”.

Tri gra të tjera thanë se ai i puthi me forcë.

Incidentet thuhet se kanë ndodhur në ambiente të ndryshme, përfshirë dhomën e zhveshjes, një dhomë hoteli, gjatë një takimi dhe në ndërmarrjet e operës ku Domingo mbante poste menaxheriale. /Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb