UKRAINE

Momente tensioni në koncertin e Toto Cutugnos në Kiev. Një burrë është ngjitur në skenë dhe është ndaluar nga forcat e sigurisë teksa këngëtari po këndonte ‘L’italiano’.

Artisti, ashtu siç shihet në një video të shpërndarë nga vetë stafi i tij, duke menduar që spektatori kishte qëllime të këqija në lidhje me të, ka ftuar forcat e sigurisë që ta lënë të qetë.

Toto, më pas i shtrëngon dorën duke e lënë të ngjitet sërish në skenë teksa largohet për një pauzë.

Vetëm disa ditë më parë një grup deputetësh ukrainas i ka kërkuar shefit të shërbimeve të sigurisë së vendit, Vasily Gritsak, të ndalojë hyrjen në Ukrainë të këngëtarit, për shkak të dyshimeve për pozicionin e tij prorus.

‘Eshtë një çështje absurde, unë jam apolitik’, ka replikuar Cutugno.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb