Tensioni në maksimum në përfundim të ndeshjes Paris Sën Zhërmen-Mançester Junajtid, me anglezët që fituan 3-1 dhe u kualifkuan në mënyrë surprizë në çerekfinalet e Champions League, ndonëse kishin humbur në shtëpi me rezultatin 2-0.

Personazhet ishin Erik Kantona, ish-sulmuesi francez i Mançester Junajtid, dhe babai i braziliani Nejmar. Kantona ka festuar si i çmendur kualifikimin e ish-skuadrës së tij, ndërsa sapo ka parë babain e Nejmarit, ka bërë gjestin e një televizori dhe më pas të heshtjes.

Një provokim ky që ka tërbuar babain e Nejmarit dhe që ka kërkuar të përplaset fizikisht me Kantonan, por një gjë e tillë nuk ndodhi pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë të pranishme në “Parc des Princes”.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb