GAZA

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të Shtetit Palestinez njoftuan këtë të shtunë se ushtarët izraelitë kanë vrarë një palestinez në Gaza. Ndërkohë, forcat izraelite janë në Gaza, edhe pse në këtë vend ka një vit që kanë shpërthyer protestat e palestinezëve, kundër atyre që ata i konsiderojnë si “politika agresive të Izraelit”.

Të premten mbrëma, ushtria izraelite tha se palestinezët po hedhin pajisje shpërthyese në gardhin kufitar. Më datë 30 mars të vitit 2018 kanë shpërthyer protestat e fuqishme të palestinezëve ndaj Izraelit dhe tensionet në Gaza janë në kulmin e vet.  Mediat botërore nuk përjashtojnë shanset për “trazira të mëtejshme”.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb