TIRANE- Tensionohet situata në seancën e parë të Kuvendit për 2018-ën. Teksa kryeparlamentari Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho pati një reagim zinxhir nga demokratët.
Ata janë ngritur para foltores të udhëhequr nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Ndërsa Ruçiu iu bënte thirrje të uleshin, ka njoftuar edhe ndërprerjen e seancës për 5 minuta.
Ruçi-Bashës: Kryetar ulu poshtë. Kryetar bëj liderin. Ulu poshtë. Bëj liderin e opozitës. Ulu poshtë. Ulu, uluni! Ulu, mos bëj bodygardin e kryetarit të grupit, por bëj liderin. 5 minuta pushim!
Gjithçka ndodhi pasi opozita kërkonte futjen në rendin e ditës së kërkesës për ndryshimet kushtetuese, që zgjedhja e kryeprokurores të cilësohet inekzistene e kryeprokurori të zgjidhet me vetting e 3/5 e votave në Kuvend. Kryeparlamentari Ruçi nuk e futi në rend dite kërkesën e opozitës, e cila braktisi sallën pas këtij momenti.
(m.a/BalkanWeb)