Marcelo ngre zërin kundër Real Madrid. Anësori brazilian ka zhvilluar një takim për rreth një orë me Jose Angel Sanchez, krahu i djathtë i presidentit Florentino Perez, ku temë diskutimi ka qenë situata që po kalon ai. Gjatë vitit 2019, mes kampionatit dhe Champions League, Marcelo ka qëndruar në bankinë në 6 raste, duke bërë që marrëdhënia e tij me Santiago Solarin të jetë shumë e tensionuar.

Marcelo ka kërkuar edhe një herë që të lihet i lirë në fund të sezonit, fundja nuk është më një titullar në sytë e trajnerit. Nëse në nëntor e dhjetor, stoli u justifikua me dëmtimin e tij, në janar nuk ka më justifikime pasi sërish Marcelo në 5 ndeshje radhazi në La Liga e qenë në stol. Situata nuk ndryshojë as në Champions ku në sfidën e parë kundër Ajax, Marcelo ishte sërish në stol.

Marcelo Ronaldo
Marcelo Ronaldo

Në këto kushte sipas “Cadena Cope”, Marcelo ka kërkuar një takim me drejtuesit e klubit ku ia bëri sërish të qartë dëshirën e tij për tu larguar, këtë herë duke ngritur dhe tonet. Sipas mediave spanjolle, braziliani është i fiksuar pas idesë për tu bashkuar me C.Ronaldon në Torino.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb