Edhe në Bilisht po zhvillohet me tensione të forta procesi për grumbullimin e materialeve zgjedhore.



Raportohet se forca të shumta të Policisë së Rendit dhe Forcat Speciale kanë rrethuar KZAZ 70 të qytetit, për të penguar protestuesit, të cilët tentojnë të bllokojnë punën, duke zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.


Mësohet se KZAZ 70 është vendosur në ndërtesën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, ndërsa është hapur dhe po vijon punën.

Etiketa: