Tensione dhe përplasje në protestën që po zhvillon opozita në Tiranë, ndërsa ka pasur akuza për dhunë nga ana e forcave të rendit ndaj mbështetësve të opozitës.

Policia ka kërkuar zhbllokimin e rrugës në 5 akset që janë bllokuar nga protestuesit. Protestuesit janë përqëndruar te Bashkia, Ura e Elbasanit, sheshi Wilson, Zogu i Zi dhe Pallati me Shigjeta.

Policia ka kërkuar që qytetarët të mos bllokojnë rrugët, ndërsa përplasjet pothuajse kanë nisur në të njëjtën kohë në të 5 akset e bllokuara.

Policia ka kërkuar zhbllokimin e rrugëve, që e konsideron vepër penale, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet fizike edhe mes deputetëve që janë shpërndarë në të 5 pikat ku po protestohet.

Gazment Bardhi, kreu i Grupit parlamentar të PD-së akuzoi Policinë e Shtetit se ka angazhuar efektivë pa numra identifikues, gjë që sipas tij është shkelje e ligjit. “Këta që janë pa numër identifikues mund të jenë anëtarë të bandave kriminale që janë veshur dhe po përdoren kundër opozitës”, tha bardhi.

Gjithashtu Flamur Noka dhe Xhelal Mziu të pozicionuar te Ura e Elbasanit kanë pasur përplasje me drejtues të policisë të pozicionuar përballë protestuesve.

Te Bashkia e Tiranës ka tensione të shumta, ndërsa ndaj protestuesve është hedhur ujë me presion ndaj protestuesve me synim shpërndarjen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb