Teksa mazhoranca po bën përgatitjet e fundit për të zhvilluar zgjedhjet vendore të 30 qershorit, mbështetës të opozitës në mbarë vendin vijojnë protestat kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protesta po zhvillohen këtë pasdite edhe në qytetin e Burrelit, ku mbështetës dhe simpatizantë të PD po zhvillojnë një protestë-marshim drejt KZAZ-së nr.16, duke kërkuar lirimin e saj nga materialet zgjedhore, si dhe të mos zhvillohen zgjedhjet e 30 qershorit.

Protestuesit janë përplasur më policinë, e cila ka dalë në mbrojtje të KZAZ-së. Protestuesit iu kanë bërë thirrje banorëve të Burrelit të mos shkojnë në zgjedhje ditën e diel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb