Janë shënuar tensionet e para në Greqi, e cila po zhvillon sot zgjedhjet parlamentare.

Mediet fqinje raportojnë se është sulmuar me bomba molotov policia e vendosur në Charilaos Trikoupis, jashtë zyrave të PASOK.

Sulmi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pak para nisjes së votimeve.

Sipas raportimeve, nga sulmi nuk ka pasur viktima dhe deri më tani policia nuk ka arrestuar apo proceduar ndonjë person, por vijon hetimet për identifikimin e grupit.

Molotoveksarxeia Thumb Large
Molotoveksarxeia Thumb Large

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: