SHKODËR

Të tjerë protestues me autobusë e mjete private janë nisur nga Shkodra mëngjesin e sotëm për të ardhur në Tiranë në protestën e madhe të opozitës së Bashkuar. Por sapo janë nisur, policia ka ndaluar një autobus me protestues. Sipas raportimeve të tyre, policia ka fotografuar listën e udhëtarëve duke shkaktuar tensione në radhët e tyre.

Më herët deputeti i PD Flamur Noka që ka qenë në një nga pikat ku janë mbledhur protestuesit në Shkodër, tha se sot është dita të flasin qytetarët.

“Siç e shihni janë disa pika ku nisen qytetarët shkodranë drejt Tiranës. Kjo ështën jë nga pikat. masiviteti është i paparë ndonjëherë. Janë me mijëra qytetarë të Shkodrës që po vërshojnë drejt Tiranës. Sot është dita të flasin qytetarët, sot do flasin shkodranët, do flasin shqiptarët, sot politika hesht. Është dita e tyre. Pritet ajo që qytetarët e dinë vetë. Sot është fjala e tyre jo e politikës”, deklaroi Noka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb