TIRANE- Ndërpritet seanca e Kuvendit pas tensioneve, kur Sali Berisha nuk respektoi kohën e fjalës së tij.

Ish-kryeministri, Sali Berisha foli gjatë në foltoren e Kuvendit dhe bëri akuza të forta. Ai tha se të fortët që kontrollojnë Vlorën nuk janë më Habilajt por Xhafajt dhe arriti deri aty sa denoncoi një makinë me targë AA 635 DM, me të cilën sipas tij, transportohej kokainë. Sipas Berishë, brenda saj lëvizte Ermal Hoxha i dënuari i dosjes Xibraka, vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama, Genci Xhixha e Gentjan Gjonaj.
20170928-171720

20170928-171719

20170928-171718

20170928-171628

20170928-171626

Sali BERISHA

Por kur kryetari i Kuvendit i kërkoi t’i jete fund fjalës së tij se i mbaroi koha, deputeti demokrat nuk pranoi të zbriste nga foltorja. Ai kërkoi edhe tre minuta shtes^, por Ruçi u tregua i prerë.

DEBATI MES TYRE
Ruçi: Ulu, zoti Berisha

Berisha flet nga vendi

Ruçi: Ju ka mbaruar koha, uluni. Elektronika e dha verdiktin e vet, ulu. Fjalën e ka zoti Balla

Berisha: Vetëm 1 minuta sa të mbaroj.

Ruci: Asnjë minutë, ulu mos më detyrosh që të aplikoj rregulloren kur dikush pushton foltoren pa leje. Keni vërejtje sipas rregullores. Kur pushton foltoren pushtohesh nga seanca, vërejtjen e more

Pas këtij momenti Ruçi ndërpreu seancën për 5 minuta, ndërsa deputetët e PD-së në shenjë proteste nisën t’i bien tavolinave.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb