Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën duke njoftuar 5 minuta pushim pas tensioneve në Kuvend.
Pas përfundimit të fjalës së deputetit Flamur Noka, deputetët e PD u mblodhën pranë foltores duke mos lënë ministren Albana Koçiu të mbajë fjalën e saj.
Pjesë nga debati:
Flamur Noka: Ju jeni të gjithë lubi, jo thjeshtë hajdutë…
Spiropali: Mbyllja mikrofonin, nuk është për procedurë. E more fjalën në mirëbesim. S’ka hapje të mikrofonit. Mos i ngatërroni tuajat të brendshme me tonat, janë të një natyre tjetër. Sapo bëtë një fyerje, do t’ju jap masën e heqjes së të drejtës së fjalës. Mos na qani hallin, mos i qani hallin kalorësit se i varen këmbët. Ulu në vend dhe mos e prish seancën.
Korreshi: Jepja fjalën zonja kryetare. Ne nga Lushnja kemi frikë kur na bërtet kaq shumë.
Flamur Noka nuk lëshon foltoren.
Spiropali: Ndërpritet seanca për 5 minuta.