Tensionohet situata në Kuvendin e Shqipërisë, atje ku pritet të votohet në parim projektbuxheti 2025.

Asllan Dogjani, deputet i PD-së, ka tentuar të marrë fjalën në seancë, teksa po shpreheshin kryetarët e Grupeve Parlamentare lidhur me buxhetin.

Dogjani ka shkuar në foltoren e Kuvendit, aty ku pati një incident me një punonjës të Gardës së Republikës, të cilin e ka shtyrë, më pas ka shkëmbyer disa sekonda një bisedë në dukje të tensionuar. Punonjësi i Gardës është larguar nga kolegët e tjerë, ndërsa Dogjani ka kërkuar fjalën.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, duke iu drejtuar Dogjanit i tha se po provokon një sallë të tërë. “Për çfarë e bëni këtë skenë? Po provokoni një sallë”, tha Spiropali.

Dogjanit iu dha fjala për procedurë, ndërsa ai tha se në Kukës, Has dhe Tropojë ka pensionistë që marrin 33 mijë lekë të vjetra pension në muaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb