Grupi Parlamentar i PS-së ka depozituar në Kuvend propozimin për një projekligj për anulimin e gjobave për ndërtimet e paligjshme në zonat rurale.
Kryeparlamentarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi se 35 deputetë të PS-së kanë kërkuar shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për anulimin e gjobave.
Opozita pretendon se nuk është njoftuar për një propozim të tillë.
“Sekretaria më njofton se është depozituar përpara 45 minutave. 10 minuta, Sekretaria të vendosë në dispozicion propozimin e 35 deputetëve, 10 minuta pushim”, u shpreh Spiropali.
Ndërkohë tensionet kanë vijuar pas rinisjes së seancës ku deputetët e PD kanë bllokuar disa herë foltoren.