Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.

Pak minuta pasi nisi mbledhja, anëtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u përfshi nga debatet me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe hodhi letra drejt tij. Mbledhja e Këshillit Bashkiak u ndërpre pas incidentit.

Gjithashtu, mësohet se përplasje fizike ka patur edhe mes Tedi Blushit e këshilltarit socialist, Halit Valteri, ish-deputet i PD. Madje, Valteri denoncon Blushi se e ka goditur me grusht dhe sende të forta.

F0407673 9484 44eb A6d9 7b7680d64e98
F0407673 9484 44eb A6d9 7b7680d64e98
Img 2328
Img 2328

Incidenti solli edhe reagimin e kryebashkiakut Veliaj i cili paralajmëroi se do të kërkojë masa ligjore ndaj çdo akti rrugaçëror, siç e quajti përplasjen mes dy këshilltarëve.

Nga ana tjetër, reagoi edhe kryetari i PL, Ilir Meta i cili pretendon të kundërtën dhe akuzon Veliajn e Valterin se kanë sulmuar këshilltarin e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb