Tensione ka pasur në protestën e organizuar nga banorët e fshatrave të njësisë administrative Polis.

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa prej tyre në komisariat.

Gazetari Fatmir Popja raporton se rruga është bllokuar për rreth 30 minuta, ndërkohë që shkak i protestës është bllokimi i rrugës hyrëse dytësorë në fshatin Mirakë.

Të paktën 200 familje në lagjen Gjovaç dhe 8 mijë banore të fshatrave Polis Valë, Fushë Buall, Gostimë, Polis Qender, Polis Sheh, Polis Gurëshpatë, Polis Vilan, Sopot, Gafere e Vasjan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: