Izraeli do të reagojë ‘shumë më fort’, kundër Hamas nëse lëvizja islamike do të vazhdojë hedhjen e raketave nga Rripi i Gazës drejt Shtetit hebre.

Është kjo deklarata e ministrit të mbrojtjes izraelite Avigdor Lieberman, në një deklaratë për shtyp pak pas lëshimit të raketave nga Rripi i Gazës.

Zyrtarët më të lartë të sigurisë të Izraelit njoftohet se zhvilluan një takim, pas së cilit vendi mund të fillojë një operacion ushtarak në shkallë të plotë, i ngjashëm me atë në 2014.

Përshkallëzimi i tensionit vjen pas muajsh përplasjesh në Rripin e Gazës, ku mijëra protestues u mblodhën çdo javë në një gardh të ngritur nga forcat izraelite për të ashtuquajturën Marshi i Kthimit të Madh.

Dhjetëra civilë janë vrarë nga snajperë izraelitë në atë që Izraeli e quajti një përgjigje të matur ndaj përpjekjeve të Hamasit për të thyer muret.

Një apel për të ndaluar konfliktin në Gaza vjen nga përfaqësuesi i OKB-së për Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, në një mesazh në Twitter.

“Të gjithë në Gaza duhet të bëjnë një hap prapa, përpara humnerës – shkroi ai – jo javën e ardhshme, jo nesër, por tani”. “Ata që duan të provokojnë një konflikt të ri midis palestinezëve dhe izraelitëve, nuk duhet të kenë sukses”, shtoi Mladenov.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: