Shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës ka shkaktuar tensione në këtë institucion. Mësohet se Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Enrik Mehmeti tha se shkak i shkarkimi të Alimadhit, (në vend të Alimadhit u emëruar juristi Alteo Nazëraj) dhe nëndrejtori Klodian Troci, (e zëvendësoi Krenar Xhemali) u bë fakti se ata kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës.

“Prej dy ditësh është vendosur drejtori dhe nëndrejtori i ri i Kadastrës. Puna në këtë institucion ka pasur fillimisht probleme, pasi ish-nëndrejtori ka bërë rezistencë për të lëshuar zyrën. Por më pas ka lënë çelësin. Ish-drejtori Florian Alimadhi dhe nëndrejtori, Klodian Troci u shkarkuan të shkarkuar në të njëjtën kohë. Mësohet se arsye e shkarkimit të tyre ka qenë moszbatimi i disa vendimeve të gjykatave. Pasi zyrtarët e rinj kanë hyrë në ambientet e institucionit, ata janë shoqëruar nga forca policie. Dy mjete të policisë rrinin jashtë institucionit, dhe njëra brenda”, tha Mehmeti në raportimin e tij, ndërsa shtoi se ne kete institucion puna ka nisur.

Kujtojmë që Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: