Tensionet e forta kanë shoqëruar ditën e sotme edhe KZAZ-të e Bashkisë së Kamzës, e cila ashtu si disa bashki të tjera opozitare, ka vendosur të zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të anuluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Raportohet se edhe në Kamëz ka tensione pranë KZAZ, ku qytetarët po tentojnë të hapin me forcë derën kryesore të godinës, ku ndodhen materialet zgjedhore. Për pasojë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat Speciale, që sipas protestuesve kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Kujtojmë që tensionet kanë nisur prej ditës së kaluar në bashkitë e Tropojës dhe Shkodrës, ku në këtë të fundit u dogj dhe shkolla ku ishin grumbulluar materialet zgjedhore. Tensionet kanë vijuar edhe ditën e sotme në Gjirokastër e Kavajë, ku bashkitë kanë urdhëruar lirimi i ambienteve të KZAZ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: