Francë-Belgjikë do të jetë padyshim sfida më e veçantë e të hënës në mbrëmje për Nations League. “Gjelat” vijnë pas disfatës së 4 ditëve më parë ndaj Italisë, në Parc des Princes, një humbje që duhet kapërdirë sa më shpejtë, por përballë është Belgjika, një kundërshtar jo komod për cilëndo skuadër. Të dy skuadrat u përballën edhe në çerekfinale të Euro 2024, ku transalpinët fituan 1-0 ngushtësisht.

Situata nuk duket e qetë tek vetë francezët, pas humbjes ndaj Italisë, me të cilët ata ndajnë një rivalitet sportiv që në dy dekadat e fundit ka qenë vërtet shumë i intensifikuar. Fillimisht deklarat e nxituar e portierit të Milanit Maignan, i cili theksoi se shumë pak lojtarë italianë mund të ishin pjesë e formacionit të Francës dhe së fundmi deklarata e ish mbrojtësit kampion Bote Lizarazu i cili “thumboi” Mbappen. Sipas tij, Mbappe u tregua mospërfillës ndaj kërkesave të tifozëve francezë, në fjalët e lëshuara gjatë konferencës për shtyp para sfidës me italinë. Një kapiten i vërtet nuk duhet të shprehet asnjëherë ashtu,ai duhet të jetë më sensitiv, t’u përgjigjet pyetjeve e pse jo edhe kritikave që tifozët mund të kenë, komentoi ai konferencën për shtyp të “yllit” madrilen, Kylian Mbappe.

Megjithatë Didier Deschamps duhet të ndryshojë humorin dhe gjendjen jo vetëm fizike por edhe psikologjike të lojtarëve të tij, për të dale sa më parë nga kjo situatë.

Trajneri i Francës, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Belgjikës:

“Kur ka një rezultat negativ është gjithmonë mirë të reagosh menjëherë. Nuk mund të jem i kënaqur me ndeshjen kundër Italisë!

Tashmë kemi përpara një një ndeshje tjetër, siç u tha tashmë. Ne duhet të promovojmë lojtarë të rinj dhe t’u japim të gjithëve minutave. Por nuk do të ndryshojë në emra dhe në stilin e lojës.– përfundoi Deschamps.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: