TIRANE

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje ngujimi i studentëve tek Fakulteti Juridik. Grupi i studentëve që vijojnë ngujimin nuk lejojnë pjesën tjetër që të realizohet mësim deri në plotësimin e kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë.


Grupi i studentëve që kërkojnë të bëjnë mësim të cilët janë më të shumte në numër kanë hequr karriget nga dera e fakultetit, çka ka sjellë revoltën e studentëve të ngujuar.



Policia private nuk ka ndërthurë gjatë tensioneve mes dy grupeve të studentëve.

Pas tensioneve situata është normalizuar, ndërsa studentët ngujues pritet të dalin në orën 12:00 me një vendim se si do të vijojë protesta e tyre.

Studentët e Durrësit në protestë:

Një grup nga Studentët e UAMD-së kanë protestuar sot orën 08:30 në kampusin e Spitallës. E paralajmëruar prej të premtes së 25 janarit, sot rikujtuan edhe një herë çfarë ata kërkojnë në protestat e tyre. Ndryshe nga protestat e tjera të zhvilluara deri më tani prej 4 dhjetorit të 2018-ës, studentët më datë 28 janar kishin paralajmëruar që të niseshin në orën 08:30 nga Kampusi e më pas do të marshojnë drejt portit në shenjë simbolike, për të treguar se asnjë prej tyre nuk do të largohet nga vendi, por se duan një Shqipëri më të mirë, një jetesë cilësore, një arsimim cilësor por pjesëmarrja e ulët bëri që protesta të zhvillohej në oborr. Pavarësisht kësaj proteste mësimi ka vijuar normalisht nga studentët e tjerë.

(d.d/BalkanWeb)

 

Etiketa: