Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar një shitje të re armësh për Tajvanin që përfshin qindra dronë dhe raketa të armatosura me vlerë 360 milionë dollarë, ka thënë Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes së Pentagonit (DSCA).

Sipas marrëveshjes që u përfundua të martën, Tajvani do të marrë sistemet Altius-600M, të cilat janë mjete ajrore pa pilot të pajisura me koka luftarake dhe pajisje përkatëse me një kosto të vlerësuar prej 300 milionë dollarë, tha agjencia.

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë gjithashtu 720 dronë kamikaze Switchblade të njohur si “municione me rreze të gjata” së bashku me sistemet shoqëruese të kontrollit të zjarrit me vlerë 60.2 milionë dollarë, sipas DSCA.

Marrëveshja e armëve me Tajvanin nuk ishte e papritur dhe vjen në një kohë të tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe Pekinit. Javën e kaluar, Kina dënoi SHBA-në për furnizimin e Taipeit me armë, duke i kërkuar Shtëpisë së Bardhë të ndalojë një praktikë që “rrezikonte rëndë paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb