Guvernatori i Bankës Qendrore të Libisë, Sadiq el-Kebir, tha se ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë të bankës u detyruan të largoheshin nga vendi për tu mbrojtur nga sulmet e mundshme nga milicitë e armatosura.

“Milicitë kërcënojnë dhe terrorizojnë stafin e bankës dhe ndonjëherë rrëmbejnë fëmijët dhe të afërmit e tyre për t’i detyruar të shkojnë në punë”, tha Kabir.

Ai tha gjithashtu se përpjekjet e kryeministrit të përkohshëm Abdulhamid al-Dbayba për ta zëvendësuar atë ishin të paligjshme dhe në kundërshtim me marrëveshjet e negociuara nga OKB për kontrollin e bankës qendrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: