BRUKSEL
Bashkimi Evropian paralajmëron vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe u bën thirrje të gjitha palëve për ulje të tensioneve pas asaj që ndodhi në Detin e Azov, theksoi zëdhënësi i Komisionit Europian i cili shpreh shqetësim të madh për këtë situatë.
“Puna vazhdon brenda BE-së për të vlerësuar mundësinë e sanksioneve të reja me shtimin e personave apo subjekteve në listën e zezë që ndalon udhëtimin dhe siguron ngrirjen e aseteve për shkak të presioneve të Rusisë ndaj Ukrainës”, shpjegon ai.
Përplasja detare e së dielës ndodhi jashtë brigjeve të Krimesë – gadishull i Ukrainës i aneksuar nga Rusia në vitin 2014. Anijet e rojes bregdetare ruse hapën zjarr, përpara se forcat e saj speciale t’i sulmonin anijet e Ukrainës. Rreth gjashtë ukrainas u plagosën.
Ukraina tha se ky veprim ishte një “akt i agresionit” rus. Moska tha se anijet kishin hyrë ilegalisht në ujërat e saj.
(BalkanWeb)
Krimeja nuk eshte e Rusise por ama as e Ukraines. Ukraines ia beri peshqesh Hrushovi me rastin e ditelindjes se gruas. Prandaj Ukraina te mbaje duart larg nga Krimeja dhe te lere banoret e krimese te vendosin se nen cilin flamur duan te jetojne.
Eu lepin b””” e Turqise djhe i ve sanksione Rusise. BE-ja qe duam….