Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dënuar ndërhyrjen e policisë së shtetit në ambjentet e Fakulteteve të Ekonomisë e Drejtësisë pas ngujimit të studentëve.

Lideri demokrat tha se Rama po vepron në kundërshtim flagrant me ligjin, dhe dënoi dhunën e përdorur nga policia.

Basha u shpreh se kryeministri po propozon ‘policinë e mendimit’ duke vepruar si autokrat.

“Sot po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë me fakultetin Ekonomik ashtu si dhe mbreme tek Juridiku. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, që ndalon futjen e forcave të policisë në ambientet e shkollës vetëm në raste të caktuara.

Në shkelje të ligjit, Rama po përdor dhunë policore ndaj studentëve. Sot është shteti privat i Edi Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë duke paralajmëruar nisur nga polici më i thjeshtë deri tek Rama, si pushtim i vendit.

Rama po propozon policinë e mendimit, s’ka shprehje tjetër që i shkon për shtat. Është veprimi tipik i një autokrati që ka humbur çdo sens të arsyes. Është një njeri në panik që pasi e ka të qartë që kapja totale e vendit për interesat personale ka dështuar.

Ne do kundërshtojmë me të gjitha format,” tha Basha

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: