Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një reagim të bërë në Facebook, thotë se Franca ka lejuar protestat e MEK, ndërsa në Shqipëri “garantohet vetëm dhuna”.

“Gjykata në Francë lejon protestën e MEK dhe dënon qeverinë, në Shqipëri “garantohet” vetëm dhuna!

Gjykata Administrative e Parisi anuloi ndalimin e demonstratës dhe vendosi për mbajtjen e demonstratës se organizuar nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit MEK. Gjykata argumentoi se ky anulim nga ana e qeverise “minon seriozisht dhe në mënyrë të dukshme e në mënyrë të paligjshme lirinë për të demonstruar”

Gjykata gjobiti edhe guvernatorin e Parisit, i cili kishte ndaluar demonstrimin, me 1500 euro për të paguar komitetin e demonstratave”, shprehet Vasili.

“Ndërsa në Shqipëri pas reformës së falimentuar në drejtësi përfundimisht nuk ka gjykata se janë kapur nga rilindja. Gjykatat lejojnë vetëm paligjshmërinë, dhunën dhe arrogancën e qeverisë së Ramës, që u tregua qartë në veprimet e turpshme ndaj Kampit të MEK në Manzë pa kohë më parë”, deklaron ai më tej.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb