MITROVICË E VERIUT

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar rëndësi tensioneve në veriun e Kosovës, pas një aksioni të madh të Policisë së Kosovës, për të arrestuar persona të dyshuar për veprimtari kriminale ose kontrabanduese. RTS e Serbisë ka shkruar se një takim i nivelit të lartë të sigurisë po zhvillohet në Beograd, pasi në veriun e Kosovës u vunë në pranga serbë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do i drejtohet parlamentit serb për zhvillimet më të fundit në Kosovë.  Vuçiç ka paralajmëruar se do të dërgojë shqetësimet që ka deri në Parlamentin Europian, në rast se Kosova nuk e tërheq policinë nga veriu i Mitrovicës. Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë përfshin zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe policisë dhe zyrtarë të qeverisë.

Trupa serbe thuhet se janë nsur në drejtim të Kosovës, menjëherë pas dhënies së urdhërit nga Beogradi. Policia e Kosovës tha se ka arrestuar disa serbë të dyshuar për veprimtari kriminale, për akuza që lidhen me krime dhe korrupsion. Policia u përball me rezistencë, veçanërisht në komunën e Zubin Potokut, ku ata arrestuan një polic me gradë të lartë, serb etnik. Serbët lokalë u përpoqën të bllokonin rrugën, por policia ishte e vendosur ta mbaronte aksionin.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb