BEOGRAD- Serbia po i përcjellë me kujdes zhvillimet në Maqedoni dhe do të veprojë konform tyre thonë autoritetet serbe. Autoritetet serbe kanë mbyllur kufirin me Maqedoninë, në Tabanocë dhe nuk lejojnë hyrjen e personave të zhvendosur nga Lagjja e Trimave të Kumanovës në Preshevë.

Për këtë çështje, kryeministri serb, Aleksander Vuçiq ka thirrur shërbimet e sigurisë në mbledhje kordinative.

Sipas tyre, disa familje serbe dhe 397 shqiptarë janë nisur drejt Serbisë pasi kanë lënë Kumanovën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: