TIRANE

Ora 18:00 – Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha në seancën plenare të kësaj pasditeje se do të kallzojnë penalisht deputetin demokrat Endri Hasa.

“Do i kërkoja PD të kërkojë ndjesë për aktin e turpshëm dhe dua t’ju informoj që do të depozitojmë një kallzim penal për goditje për shkak detyre, ndaj deputetit Endri Hasa,” tha Balla.

BalkanWeb ka siguruar dokumentin që Balla i ka dërguar Prokurorisë

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ora 13:30 – Seanca plenare, e cila pritet të rinisë në 18:00, duket se do të shkaktojë sërish debate, pasi Partia Socialiste pritet të kërkojë përjashtimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Kreu i grupit parlamentar të Partise Socialiste, Taulant Balla konfirmon për News24, se do të ketë kërkesë për përjashtim nga Kuvendi edhe për Kryetarin e PD, Lulzim Basha. PS e gjen të pavend gjuhën e përdorur nga kreu i opozitës, duke e konsideruar këtë të fundit si nxitës të akteve të dhunës.

Më herët Byroja e Kuvendit, përjashtoi për 10 ditë deputetin demokrat, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin Rama, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb