Tensione në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputeti Tritan Shehu, një nga deputetët e paktë që janë lejuar të futen, ka deklaruar se kjo që po ndodh është grusht shteti.
Ai u shpreh se deputetët po bllokohen e nuk po lejohen të jenë pjesë e punimeve të seancës, ndërsa shton se që nga viti 1991, kjo nuk ka ndodhur.
Tritan Shehu: Grusht shteti! Po bllokohen deputetët. Janë edhe ata të padënuar dhe Garda nuk po i lejon të futen. Të vendoset rendi ushtarak në Kuvend. Ministër i brendshëm janë efektivët e tu ata. Kam që në ’91 deputet kjo nuk ka ndodhur kurrë. Ja të flasë Majko.
Majko: Shehu ka qenë këtu kur kreu i PS ka qenë në burg në Tepelenë. Nuk mendoj që është vendi për të kujtuar shumë nga e kaluara. Pse keni hedhur molotov në selinë e PS, nuk ka ndodhur as në ’97 kur shkëmbeheshin plumba, meqë folët për përgjegjësi politike.
(BalkanWeb)