TROPOJË

Policia ka nisur ndalimet dhe shoqërimet pas përplasjeve që ndodhën sot në Tropojë në KZAZ nr.9. Burime bënë me dije për News24 se janë shoqëruar deri tani 8 persona, ndërsa priten shoqërime të tjera. Personat në fjalë akuzohen për “Dëmtim prone”.


Persona të paidentifikuar kanë hyrë sot në mëngjes në ambientet e KZAZ nr. 9 në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri të Tropojës, duke hequr që aty materialet zgjedhore. Personat në fjalë mësohet të jenë përplasur edhe me policinë.


Ky veprim sipas tij, vjen pas një komunikimi me letra, teksa Bashkia e Bajram Currit i kërkonte drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzonin deri sot në orën 10:00 të gjitha materialet zgjedhore në Bashki, duke vënë në zbatim dekretin e Presidentit Meta për mos mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.


Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” duket se brenda qendrës së votimit kanë hyrë pas këtij momenti simpatizantë të opozitës që brohorasin.

(BakanWeb)