Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës ka kërkuar të lihen në burg gjashtë prej personave të proceduar për trazirat në KZAZ-të e këtij qyteti.

Nga Akuza është kërkuar “arrest me burg” për gjashtë të proceduarit, Korab Domi, Afrim Petku, Jonuz Hoxha, Hazir Halilaj, Shkelqim Elezaj dhe dhe Drejtorin e Policisë Bashkiake, Flamur Sadria, i cili është në kërkim, ndërsa vijon të mbahet i arrestuar Lulzim Shehu.

Ndërkohë, për katër persona është kërkuar “arrest shtëpie” dhe për katër të tjerë “detyrim paraqitje”.

Arrestimet nga Prokuroria janë vlerësuar të gjitha të ligjshme, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës për “fatin” e qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: