Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të depozitojë kërkesë pranë Sekretariatit të Etikës, me qëllim që të merren masa për deputetët demokratë Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Grupi i deputetëve të PS-së pretendon se zonja Hoti dhe z Doda kanë penguar zhvillimin normal të seancës parlamentare.  Kujtojmë se dje demokratja Elda Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se ishte benzinë. Gazetari Ergys Gjencaj dha detaje për kërkesën e Partisë Socialiste.

Ergys Gjencaj: PS ka bërë kërkesë që pritet të depozitohet pranë Sekretariatit të Etikës, që të merren masa për deputetët e PD Elda Hoti dhe Petrit Doda. Grupi Parlamentar i PS pretendon se ketë dy deputetë kanë penguar zhvillimin normal të seancës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Zonja Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që sipas zonjës Spiropali ishte benzinë. Ekspertët morën mostrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme. Një grup parlamentarësh socialistë kanë firmosur për marrjen e masave për zonjën Hoti dhe zotin Doda.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: