TIRANË

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar për protestës e opozitës, ndërsa dënon me forcë aktet e dhunës. Ky  delegacion iu bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje.


Në deklaratën e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë thuhet se pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes dialogut dhe debatit konstruktiv.


“Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut”-thuhet në reagim.


(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: