SHKODER

Me thirrjet disa herë drejtuar mbështetësve demokratë, ‘mos gjuani’ kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se kanë dalë për të protestuar, për të marshuar e askush nuk mund t’i ndalojë të bërtasin e të flasin.

“Nuk mund të lejojmë që banda të sundojë qytetin. Kërkojmë nga policia e shtetit të mos gjuajë mbi njerëzit. Mos provokojnë, ne vazhdojmë të gjithë në protestë, jemi këtu për të thënë që banda kriminale na ka vjedhur jetën.

Nëse i lejojmë më 1 korrik ose jemi të gjithë në burg politik, si Bardh Spahia, ose do marrim arratinë, ndaj është emergjencë kombëtare. Nuk jemi këtu për të gjuajtur kemi ardh me duar të hapura.

Kemi dalë për t’i thënë qytetarëve të vërtetën përmes zërit tonë të vërtetë, ne jemi në emergjencë kombëtare, jemi në rrezikun më të madh pas 1944, edhe Enver Hoxhës ia ka kaluar ky regjim. Rama nuk mund të qëndrojë në krye të këtij shteti. Gjiknurët me kompani janë kriminelët. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm të majtë e të djathtë edhe atyre pas policisë ka njerëz të thjeshtë ky qytete, të mirë e të ndershëm, ju s’mund t’i përdhunoni. Na hodhën gjatë gjithë kohës, helm gaz ujë e prap jemi këtu. S”kemi ndërmend të lëmë shtëpitë tona. “ u shpreh Ademi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb