Ervis Martinaj ka vendosur që të braktisë vullnetarisht spitalin privat ku po mjekohej prej disa ditësh për t’u transferuar në spitalin e burgut.
Me herët pati tensione mes mjekëve të spitalit Amerikan 2 dhe policisë së burgjeve të cilët kërkuan të shoqëronin Martinajn në spitalin e burgut. Mjekët e spitalit Amerikan 2 duke parë gjendjen shëndetësore të Martinajt nuk e firmosën fletëdaljen duke krijuar një situatë të tensionuar brenda ambienteve të spitalit.
Ka qenë ndërhyrja e Ervis Martinaj që ka bërë të mundur largimin e tij nga ambientet e spitalit privat. Kujtojmë se ndaj Martinajt është dhëne masa e sigurisë “30 ditë burg”.
(n.b/BalkanWeb)