Një komandant amerikan ka zbuluar së fundmi se avionët luftarakë rusë kishin fluturuar mbi bazat amerikane në Siri pothuajse çdo ditë në mars, duke shkelur marrëveshjet e moskonfliktit midis dy vendeve.
Gjenerali Alexus Grynkewich, një komandant i Komandës Qendrore të SHBA, i tha NBC News se “ka një situatë e pakëndshme”, duke paralajmëruar se veprimet e Rusisë po “rrisin rrezikun e një incidenti”.
Nga ana tjetër Ruslan Trad, një studiues sigurie, tha për New Arab se zhvillimi ishte nxitur, të paktën pjesërisht, nga diskutimet e fundit të Kremlinit me Pekinin.
Ai shtoi se besonte se Rusia po përpiqej të “provokonte një reagim” nga Uashingtoni, të inkurajuar nga takimet e fundit me Kinën.