TIRANE- Tensionohet situata në sallën e Kuvendit. Teksa kreu i PD-së Lulzim Basha fliste nga foltorja, deputetët demokratë janë çuar në këmbë dhe kanë qëndruar afër tij.
Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka bërë thirrje deputeteve të opozitës që të ulen në vendin e tyre dhe të vijojë si normalisht seanca.
Pavarësisht thirrjes së Ruçit, deputetët e PD nuk kanë pranuar të ulen dhe shërbimet e Kuvendit janë afruar pranë foltores, ndërsa kërkojnë përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca plenare. Por Ruçi ka kërkuar largimin e këtyre të fundit nga foltorja, ndërsa ndërpreu për disa çaste seancën në Kuvend.
(ed.me/BalkanWeb)