Kryetari i PD-së Lulzim Basha flet për skenar të përgatitur me qëllim që të çohej drejt konfrontimit mes banorëve të Astirit dhe policisë. Përmes një mesazhi në “Facebook” kryeopozitari thotë se e gjithë kjo sjellje bëhet për të mbuluar vjedhjen e madhe nga Rama dhe Veliaj në lidhje me projektin për ndërtimin e Unazës së Re.

“Fëmijë, burra, gra, të moshuar dhe efektivë të policisë janë plagosur sot në një goditje të planifikuar nga Edi Rama, ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është një skenar i përgatitur me kujdes me qëllimin e vetëm që ti çonte ata drejt konfrontimit me forcat e rendit për të fshehur vjedhjen e madhe që Edi Rama, Erjon Veliaj dhe të tjerë, kanë planifikuar tek i ashtuquajturi “projekti i Unazës së Re.”
Opozita është në krah të qytetarëve për të mbrojtur jo thjesht shtëpitë e tyre, por për të mbrojtur ligjin dhe kushtetutën, për të mbrojtur interesin publik, dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të vënë përgjegjësit përpara ligjit.

Jeta është e çmuar dhe ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur jetën e këtyre banorëve.”, shkruan Basha, ndërsa ka postuar edhe një foto teksa viziton në spital Lindita Protoduarin, e cila mbeti e plagosur gjatë përleshjes së protestuesve sot me policinë.

73186252 2746628602054970 8432910360024973312 O
73186252 2746628602054970 8432910360024973312 O

Ndërkohë nga spitali i Traumës, ku vizitoi nga afër banorët që ngelën të plagosur pas përplasjes me policinë tek Astiri, ku IKMT aktualisht po shemb disa ndërtime, Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së tha se të gjithë përgjegjësit për dhunën e ushtruar sot ndaj banorëve të Unazës do të përballen me ligjin, duke nisur nga kryeministri Rama deri tek kryebashkiaku Erion Veliaj. Lideri i opozitës tha se dhuna që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Astir ishte skenar i kreut të qeverisë.

“Ka dhe mbi 70 vjeç të gjakosur nga dhuna me shkopinj dhe me gushta, gratë të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës. Janë disa persona të lënduar. Një pjesë e tyre ndodhen të shtruar një pjesë jo. Ne po marrim të gjitha masat për t’u dhënë ndihmën e nevojshëm. Janë lënëduar dhe 5 efektivë të policisë dhe më pas janë larguar nga spital. Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama, ndaj qytetarëve që mbronin shtëpitë e tyre. Ky është skenar që të cconte drejt gjakosjes dhe përgjakjes së qytetarëve drejt konfrontimit me forcat e rendit, për të mbuluar vjedhjen e Ramës dhe Veliajt për projektin e unazës. Nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi. Ky projekt s’ka të bëjë me një rrugë të re, por ekzistuese që përdorej në mënyrë normale. Ishte projekt vjedhje i zbuluar nga qytetarët dhe i faktuar nga mediat botërore. Ky është akti kriminal, kundër jetës së banorëve. Duke dënuar me ashpërsi sjelljen kriminale, paralajmëroj gjithë përgjegjësit, urdhëruesit, Rama, Veliaj se do të mbajmë përgjegjësi para ligjit. Dita nuk do të vonojë. Ata do të përgjigjen për këtë dhunë barbare mbi nënat, baballarët dhe fëmijët”, tha Basha.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb